Nuk keni produkte në shportë

Provo

Krep me salmon

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 70 g miell
  • 40 g miell hikërre
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1/4 lugë çaji sodë gatimi
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 2 vezë, ndajini të verdhat nga të bardhat
  • 125 ml qumësht
  • 50 g gjalp i shkrirë
  • 125 ml salcë kosi
  • Pakëz kripë
  • Piper i freskët
  • Majdanoz i freskët i grirë
  • 220 g salmon i tymosur
Pregatitja:

Përziejeni miellin, kripën, sodën dhe sheqerin në një kupë. Rrihni të verdhat e vezëve në një kupë tjetër, shtoni qumështin dhe hidhni miellin brenda. Rrihni të bardhat e vezëve në mikser dhe shtojani përzierjes. Shtoni gjalp dhe trazojeni derisa të krijohet një masë homogjene. Lyeni tiganin Delimano® Ceramica me gjalpë të shkrirë dhe nxeheni mbi sobë (sensori i temperaturës do të bëhet i kuq). Shtoni 1 1/2 lugë gjelle nga brumi në tigan. Lëreni derisa të shfaqen flluska në sipërfaqe, për 1-2 minuta, kthejini dhe lërini edhe për një minute tjetër. Fërkojeni tiganin me gjalp përpara se të hidhni përsëri brum. Për mbushje mund të kombinoni kremin, kripën, piperin dhe majdanozin. Vendosni një lugë çaji nga përzierja në çdo krepë dhe shtroni sipër një fetë të hollë salmoni.

Author : Delimano