Nuk keni produkte në shportë

Provo

Byreçka misri me salcë mango

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 3 lugë gjelle miell misri
  • 60 gr miell
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji sodë gatimi
  • 1 vezë e rrahur
  • 5 lugë gjelle qumësht
  • 1/2 lugë gjelle gjalp i shkrirë
  • 125 gr misër
  • Piper i kuq
  • 1/2 lugë gjelle vaj luledielli
Pregatitja:

Përzieni miellin e misrit me kripë, miell, sodë gatimi, vezën, qumështin dhe gjalpin. Hidhni brenda kokrrat e misrit. Shtoni piperin e kuq sipas shijes suaj. Lyeni tiganin e krepave Delimano Ceramica me pak vaj. Nxeheni tiganin (sensori i temperatures do te behet i kuq) dhe hidhni përzierjen e mësipërme duke përdorur një lugë çaji. Lërini derisa të bëhen krokante dhe të marrin ngjyrë të artë, për afërsisht 2 ½ minuta nga secila anë. Lyejeni tiganin me vaj pas çdo gatimi. Më pas lërini byreçkat që të ftohen.

Hapi 1. Salca

Përbërësit:

  • 1/2 mango e pjekur, e prerë në kuba të vegjël
  • 1/2 qepë e kuqe e prerë mirë
  • 1 spec djegës i freskët, i pastruar nga farat dhe i prerë
  • Lëngu i një limoni jeshil, kripë. piper
  • 125 ml salcë kosi
  • 20 gjethe të freskëta majdanozi
Për salcën trazoni mangon, qepët, specin djegës dhe lëngun e limonit jeshil në një kupë. Shtoni kripë dhe piper.

Hapi 2. Shërbimi

Vendosni një lugë çaji me salcë kosi dhe me salcëne mesipërme mbi byreçka. Dekorojini me gjethet e majdanozit.

Author : Delimano