- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Tigan për Salcë FiveStar Legend 18cm madhësi ideale për të pregatitur salca të ndryshme për t’i bërë ushqimet tuaja të preferuara edhe më të shijshme. Mund të përdoret gjithashtu për të bërë kafe, çaj dhe për të ngrohur qumështin.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Salca, supë dhe shumë më tepër
Bëni vaktet tuaja akoma edhe më të shijshme me tiganin e salcave 18cm Delimano FiveStar Legend. Projektuar posaçërisht për ta bërë më të lehtë pregatitjen e salcave të shijshme në shtëpi, shumë shpejti do të filloni të pregatisni salca nga më të ndryshmet të pasura me domate, salcat me gjalpë krem, salcat e nxehta dhe shumë më tepër në tryezën tuaj.
Kthejini vaktet e përditshme në vakte të paharrueshme për miqtë dhe familjen. Gjithashtu mund të përgatisni çaj, kafe, qumësht të ngrohtë, çokollatë, kakao, verë të ngrohtë dhe pije të tjera të nxehta, me këtë tigan të gjithanshëm.
Më pak yndyrë, më shumë shije
Veshja e tij me material Quantanium i cili nuk lejon ngjitjen do të thotë që ju do të gatuani me më pak yndyrë ose thjeshtë me një pikë vaj, ushqimet do të jenë të shëndetshme e të shijshme për ju dhe familjen tuaj. Ruani vlerat, aromën dhe shijen e gatimeve që ju preferoni. Pastrohen në pak sekonda, pa u munduar.
Pse duhet të zgjidhni Delimano FiveStar Legend?
- Nuk ngjit & i lehtë për tu pastruar
- Shumë rezistent ndaj gërvishtjeve
- Kombinimi më i mirë i materialeve
- Performaca më e mirë në gatim
- Kontrolli i cilësisë më të mirë për përbërësit
- Zgjidhja më e mirë, miqësore për natyrën
- Legjenda e lindur nga çeliku dhe guri
- Kontrolli më i mirë i cilësisë së produktit përfundimtar
Struktura e enëve Delimano FiveStar Legend
- Smalt i ngjyrosur në çelik në shtresën e dytë
- Shtresa e parë me bazë smalti në çelik
- Çelik i cilësisë së lartë
- Shtresa e parë e brëndshme smalt në çelik
- Shtresa e dytë e brëndshme smalt në çelik
- Shtresa e parë rezistente ndaj ngjitjeve me veshje Quantanium®
- Shtresa e dytë rezistente ndaj ngjitjeve me veshje Quantanium®– me grimca guri, argjendi, titanium dhe diamanti
- Shtresa e tretë rezistente ndaj ngjitjeve me veshje Quantanium® me shkëlqim
123456785 element për rezultate me 5-yje
Enët karakterizohen nga një shtresë e re jo-ngjitëse: baza me 8 shtresa, Quantanium është e përforcuar me pesë elementët më të fortë në Tokë. Grimcat e diamantit, titanit, gurit dhe argjendit, të gjitha të përziera me materialin më miqësor me natyrën, ujin, duke na sjellë nje bazë shumë rezistente dhe jetëgjatë.
Falë vetive natyrale të këtyre elementëve, enët tona meritojnë 5-yje:
- Nuk ngjisin
- Të forta
- Nuk gërvishten
- Shpërndajnë nxehtësinë
- Gatim i shpejtë dhe i shëndetshëm
Kështu keto enë gatimi i meritojnë 5 yjet për cilësi, për shkak të veshjes së eneve, jane deri në 3,5-herë më jetëgjatë dhe 2-herë më rezistente ndaj gërvishtjeve krahasuar me enët e tjera. Plus, kombinimi i elementeve në këtë super-veshje nuk lejojn ngjitjen - deri në 10 herë më shume rezistente ndaj ngjitjes. Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme, sepse në botën e sotme me ritme të shpejta, çdo minutë llogaritet dhe kush ka kohë të shpenzojë orë të tëra duke pastruar enët kur mund ta bësh atë në sekonda.
-
deri në
3,5x
më jetëgjatë*
-
deri në
10x
më shumë rezitente ndaj ngjitjes*
-
deri në
2x
më shumë rezistente ndaj gërvishtjeve*
*Në krahasim me enët e tjera të tregtuara gjerësisht
Lahen në lavastovilje
Delimano FiveStar Legend janë shumë të thjeshta për tu pastruar. Thjesht imagjinoni sa kohë do të kurseni dhe sa të qetë do të jeni sepse gjithçka që duhet të bëni është një larje e shpejtë ose ta vendosni atë në lavastoviljen.
Për më tepër, nuk keni nevojë të shqetësoheni për sipërfaqen e jashtme të tenxhereve dhe tavave - është smalt, është qelq, gjithmonë do të mbetet e njëjtë, pa marrë parasysh pastrimin e shpeshtë, djegiet ose gervishtjet.
5-yje për kujdesin ndaj mjedisit
Efektive në përdorimin e energjisë:
- performance dhe rezultate më të mira në temperaturë të ulët
Përdorimi i teknologjisë së gjelbër:
- Enet janë miqësore me natyrën; prodhimi i tij tani kërkon 80% më pak ujë *
- Paketimi është bërë nga më shumë se 70% me materiale të ricikluara
* * Niveli i konsumit të ujit për prodhimin e enëve të gatimit DELIMANO (R) është 80% më i ulët, në krahasim me nivelin e konsumit të ujit të prodhimit në vitin 2018.
Kompletoni enët tuaja
Gatuani më shpejt, eleminoni spërkatjet dhe ruani vlerat dhe shijen e gatimit duke përdorur edhe kapakët e qelqit.
See more
Zbuloni shumëllojshmërinë e enëve nga linja Delimano FiveStar Legend
Çfarë e bën një vakt perfekt? Po, janë përbërësit dhe sigurisht edhe receta.... por diferencën e bejnë edhe enët me të cilat ju gatuani. Ato mund ta rregullojnë ose prishin gatimin tuaj. Linja e enëve Delimano FiveStar Legend ka cilësi të cilat do të bëjnë gatimet tuaja perfekte dhe ju do të shijoni gatime njesoj si në restorante me 5 yje.
Zbulo më shumë
- Të dhëna teknike
-
Kapaciteti 2 L Lahet në pjatalarëse Po Lloji i sobës elektro, gaz, induksion, qeramik Përmasat 18 cm