Nuk keni produkte në shportë

Provo

Shishe Termike Multifresh

Photo
Video

Shijoni pije të ftohta ose të nxehta për më gjatë me ndihmën e shishes termike Delimano Multifresh. Kjo shishe 750ml mund t’i mbajë pijet të nxehta deri në 24 orë dhe të ftohta deri në 6 orë. E përsosur për çaj të nxehtë, supë ose ujë të ftohtë dhe smoothie. Përfshin teknologjinë e dyfishtë të vakumit dhe veshjen e bakrit për termoizolim më të gjatë. Material çeliku inox. Në dispozicion në 2 ngjyra.

Shishe Termike Multifresh
2,790 Lekë
Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 36
Për më shumë zgjidhni një opcion.
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Shijoni pije të ftohta ose të nxehta për më gjatë me ndihmën e shishes termike Delimano Multifresh. Kjo shishe 750ml mund t’i mbajë pijet të nxehta deri në 24 orë dhe të ftohta deri në 6 orë. E përsosur për çaj të nxehtë, supë ose ujë të ftohtë dhe smoothie. Përfshin teknologjinë e dyfishtë të vakumit dhe veshjen e bakrit për termoizolim më të gjatë. Material çeliku inox. Në dispozicion në 2 ngjyra.

Më shumë
Detajet e produktit

Mbani pijet në temperaturë perfekte me shishe termike Delimano

Shishja termike Delimano Multifresh është gjëja më e mirë për të marre me vete gjatë lëvizjeve dhe do t’i mbajë pijet tuaja të përditshme të nxehta për 24 orë dhe të ftohta për 6 orë. Kjo shishe është e lehtë për tu mbajtur dhe do të kujdeset për hidratimin tuaj gjatë punëve të përditshme dhe fundjavave aktive ose pushimeve. Nga çokollata e nxehtë ose çaji në dimër te limonada e freskët për në plazh, kjo shishe do të jetë shoqëruesi juaj më i mirë për vitet që vijnë.

Nga rrugët e qytetit në shtigjet malore

Shishja termike Delimano Multifresh është një shishe termike për - pijet e ftohta dhe të nxehta. Merrni atë në punën tuaj për të shijuar një supë të nxehtë ose kafe, mos harroni ta mbushni me çaj të nxehtë ndërsa po bëni ski dhe shtoni pak akull në limonadë para se të shkoni në plazh. Shishja ka një kapacitet prej 750ml kështu që sigurisht do të mbulojë dëshirën tuaj për çaj, kafe ose kakao në çdo situatë. Gjithashtu është mjaft e madhe për të shërbyer supë të nxehtë për dy persona!

Merrni lëngun nga Multifresh në shishen termike - deri në pikën e fundit

Shishja termike Delimano Multifresh është një kombinim perfekte me pajisjen revolucionare 5në1 Delimano MultiFresh. Kapaciteti i Multifresh do të përputhet me kapacitetin e shishes, kështu që thjesht mund të hidhni lëngun nga njëra në tjetrën pa u derdhur aspak. Bëni një supë të nxehtë dhe do të qëndrojë e nxehtë deri në 24 orë, ose smoothie të ftohtë dhe do të qëndroj i ftohtë deri në 6 orë.

Izolimi maksimal për efekt maksimal

Shishja termike Delimano MultiFresh ka këto veçori:

  • Teknologji me vakum të dyfishtë

Shishja ka një shtresë vakumi (presion negativ) midis dy mureve të çelik inox premium duke siguruar izolimin afatgjatë.

  • Baker

Shtesa më e madhe është një veshje bakri rreth murit të brëndshëm që lejon pijet të ruajnë temperaturën e tyre më gjatë.

  • Kapak hermetik

Kapaku i shishes është hermetik, kështu që temperatura e jashtme nuk mund të hyjë në pjesën e brendshme të shishes. Kjo gjithashtu konfirmon që shishja është e papërshkueshme nga rrjedhjet.

  • Grykë e gjërë - 4 cm

Gryka e gjerë do t'ju lejojë të shtoni pak akull në lëng, kështu që do të qëndrojë i freskët edhe më gjatë.

Shishja është bërë prej çeliku inox dhe për këtë arsye pothuajse e pashkatërrueshme. Pjesa e poshtme ka mbrojtje kundër rrëshqitjes dhe shishja ka edhe një dorezë të lehtë për ta mbajtur, që përshtatet në mënyrë të përsosur në dorën tuaj.

Dy ngjyra: rozë & mente.

Të dhëna teknike
Funksione Shtesë 750ml, two colors: ocean mint, sunset pink
Materiali Çelik inoks
Përmasat 28x8,5x9cm

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star