Nuk keni produkte në shportë

Provo

Rregullat e shërbimit

1. Rregullat e Shërbimit

Të gjitha çmimet në dyqanin në rrjet janë çmimi përfundimtar për ditën e porosisë dhe përmbledhin edhe Tatimin e Vlerës së Shtuar (T.V.SH) Të gjitha çmimet janë në lekë.

Të gjitha produktet do t’ju dërgohen brenda afatit kohor 2-3 ditë nga dita që keni bërë porosinë me Albanian Courier. Produktin e paguani në zyrën e postës, në momentin që ju dorëzohet.

Kontrata e blerjes së porosisë mbahet në kompaninë tonë dhe ju mund ta merrni duke dërguar një kërkesë në adresën: Rr. Sami Frasheri, Kulla Metropol Kati I

Pasi të keni përfunduar blerjen, do të merrni edhe një konfirmim me e-mail me të gjitha të dhënat e porosisë suaj.

Nëse dëshironi të ktheni porosinë për shkak të ndonjë problemi teknik të prodhimit, për të kontaktuar me ne keni në dispozicion afatin kohor prej 7 ditësh nisur nga dita që e keni marrë. Për të përdorur të drejtën e zëvendësimit të produktit, duhet të na e dërgoni produktin me postë dhe me paketimin origjinal brenda 7 ditësh nga dërgimi i kërkesës. Hollësitë e mëtejshme do t'ju bëhen me dijë nga ana jonë.

2. Informacione për dorëzimin

Produktet që porosisni në këtë dyqan në rrjet, dërgohen nëpërmjet postave Albanian Courier.

Produkti do t’ju dërgohet brenda afatit kohor 2-3 ditë pas bërjes së porosisë, nëse produkti është aktualisht në magazinë. Nëse porosia nuk mund t’ju dërgohet, ne do t’ju kontaktojmë personalisht duke përdorur infomacionin e kontaktit që keni dhënë kur keni bërë porosinë.

Pagesa për produktet e porositura do të bëhet në momentin e dorëzimit të tyre nga ana e shërbimit postar.