Nuk keni produkte në shportë

Provo

Ushqim vegjetarian Kinez

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 1L ujë
  • 130gr oriz
  • 30ml vaj ulliri
  • ½ qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec i verdhë
  • 1 hudhër të njomë
  • ¼ kastravec
  • Pak piper
  • 100g kërpurdha
  • 1 misër të njomë
  • ¼ filxhan salcë soje
  • 1 grusht kikirika
Pregatitja:

Gatuani orizin në 1 litër ujë.

Ngrohni tiganin dhe shtoni vajin e ullirit dhe qepët dhe gatuani derisa të marrin pak ngjyrë. Shtoni perimet e prera në feta dhe hudhrën dhe skuqini. Shtoni piperin dhe kërpurdhat dhe gatuajini për 1 minutë. Shtoni misrin e njomë dhe përziejini. Shtoni salcë soje dhe kikirikat. Përziejini dhe gatuajini edhe për pak minuta.

Servirni orizin dhe shtoni zarzavatet sipër.

Author :