Nuk keni produkte në shportë

Provo

Supë spinaq & bizele

Ora e pregatitjes : 20 minuta ose më pak
Koha totale : 20 minuta ose më pak
Përbërësit:
  • 175 g bizele të thata
  • 2 thelpinj hudhra
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 700 g spinaq Zvicerian i larë
  • piper i freskët dhe kripë
  • 1 qepë e kuqe
  • 2 karrota
  • 2 speca djegëse të thata dhe të bluara,
  • 100 ml verë e bardhë
  • 3 domate të thara, të qëruara dhe të prera ne kuba
  • 1,5 l supë perimesh ose uji me të cilin keni gatuar spinaqin Zvcierian
  • majdanoz jeshil
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni
Pregatitja:

Njomini bizelet Indiane dhe më pas ziejini në tenxheren Delimano® Ceramica®. Nëse përdorni bizele të konservuara, shpëlajini mirë. Bluajeni një pjesë të bizeleve që supa të dalë më e trashë. Ziejeni pak spinaqin Zvicerian në ujë me kripë në tenxheren Delimano® Ceramica®. Kullojeni dhe prijeni spinaqin. Prijini dhe qepët në kuba të vegjël dhe gatuajini në tiganin e thellë Delimano® Ceramica® me piper, në vaj ulliri duke shtuar dhe hudhrat. Kur qepët të kenë marrë ngjyrë kafe, shtoni verë të bardhë dhe domtatet e qëruara. Shtoni bizelet Indiane dhe spinaqin në supë si dhe ujin në të cilin është zier spinaqi, nëse është e nevojshme. Lëreni supën të vlojë dhe më pas shtoni majdanoz, vaj ulliri dhe lëng limoni.

Author : Delimano