Nuk keni produkte në shportë

Provo

Shish-qebap gjeldeti

Ora e pregatitjes:

Deri në 45 minuta

Koha totale:

Deri në 45 minuta

Përbërësit:
  • 1 lugë çaji me fara kopre të pjekura
  • 1 thelpi hudhër
  • 400 g mish gjeldeti te grirë
  • 2 lugë gjelle rigoni te grirë, borzilok ose timo
  • 1 limon i madh
  • Kripë dhe spec djegës i grirë
  • 2 feta të holla buke, pa kore, të prera në kuba të vegjël, rreth 2 cm
  • 8 gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • 400 g sallatë e freskët
Pregatitja:

Shtypni farat e koprës dhe hudhrën duke u shtuar pak kripë. Shtoni në këtë përzierje dhe mish të grirë gjeldeti, erëzat, kripën dhe piperin. Merrni lëkurën e një limoni së bashku me pjesën e bardhë dhe ndajeni në 4 copa të trasha të cilat më pas do t’i ndani në mes dhe më pas përsëri në mes, në varësi të madhësisë. Formoni disa topa të vegjël me mishin e gjeldetit, afërsisht 2 cm në diameter. Merrni një shkop ose hell dhe kaloni në të në fillim një copë buke, më pas një gjethe dafine, një top gjeldeti, limon, një top tjetër gjeldeti, gjethe dafine dhe në fund një copë tjetër buke. Lyejeni shish-qebapin me vaj ulliri, kryesisht tek buka. Nxehni tiganin Delimano Ceramica (Ø 24 cm) ose tiganin/fulterrën Delimano Ceramica (Ø 24 cm) derisa sensori i temperaturës tek doreza të bëhet i kuq dhe piqni në të shish-qebapët për rreth 8 minuta duke i rrotulluar herë pas here. Kujdesuni qe gjeldeti të mos marrë ngjyrë të errët përpara se të jetë gatuar nga brënda. Shërbejini me sallatë, një fetë limoni dhe vaj ulliri.

Author : Delimano