Nuk keni produkte në shportë

Provo

Sardele të mbushura

Ora e pregatitjes : 20 minuta ose më pak
Koha totale : 20 minuta ose më pak
Përbërësit:
  • 10 sardele të mëdha të freskëta
  • 1 qepë e kuqe e prerë imët
  • Vaj ulliri
  • 1 gjethe e freskët dafine
  • 1 thelpi hudhre, i prerë hollë
  • 50 ml verë e bardhë
  • 1 tufë majdanoz
  • Gjethe kopëre të grira imët
  • 30 g stika pishe
  • 1 lugë gjelle rrush i thatë (stafidhe)
  • 1 lugë gjelle uthull balsamike, ose uthull vere të bardhë të cilësisë së lartë
  • 1 e bardhë veze
  • 2 feta buke të bardhë të bërë përshesh
  • 40 g djathë parmixhano i grirë
  • Arra
  • Kripë dhe piper
Pregatitja:

Qërojini sardelet nga luspat, hiquani kokat dhe më pas hapeni barkun e peshkut nga velëzat deri te bishti. Pastroni organet e brendshme dhe hapeni sardelen me gishtin e madh në mënyrë që të keni dy fileto të lidhura nga lëkura e barkut. Hiqni shtyllën kurrizore dhe shpëlajini mirë filetot me ujë të ftohtë. Më pas thajini me letër kuzhine. Lyejini me kripë dhe piper, e më pas me vaj ulliri. Skuqeni qepën në tiganin Delimano Ceramica me një lugë gjelle vaj ulliri derisa të zbutet. Më pas hidhini kripë dhe shtoni hudhrën së bashku me dafinën e freskët të prerë. Shtoni verën dhe lëreni lëngun të avullojë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Zhytini stafidhet në uthullën balsamike. Më pas skuqni stikat e pishës në tiganin Delimano Ceramica. Përziejeni qepën me hudhrën, bukën, majdanozin, koprën, stikat e pishës, djathin Parmixhano, të bardhën e vezës dhe shtoni pakëz arra në një enë. Më pas mbushni një lugë çaji me përzierjen e mësipërme dhe lyeni njërën fileto të sardeles. Mbulojeni me gjysmën tjetër. Vendosini sanduiçët e sardeleve në Gatuesin e Thatë™ Delimano Ceramica. Shtoni një pike vaj dhe lëreni në zjarr për 10-15 minuta. Shërbejeni mbi brusketa së bashku me sallatë.

Author : Delimano