Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pure lulelakre me troftë

Ora e pregatitjes:

Deri në 45 minuta

Koha totale:

Deri në 45 minuta

Përbërësit:
  • 2 lulelakra të vogla (e pastër dhe pa njolla te errëta, e bardhë)
  • 15 g gjalp
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 100 ml krem tartufi të freskët dhe vaj tartufi
  • Kripë dhe piper
  • 1 tufë me qepë të njoma
  • 50gr lajthi
  • 3 tofta
  • një pikë me vaj ulliri dhe limon jeshil
  • 1 qepë e kuqe e grirë hollë
Pregatitja:

Ndajeni lulelakrën në copa të vogla dhe trazojeni me gjalp në tiganin e salcës Delimano Ceramica për afër 3 minuta derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të hapur. Shtoni qumësht dhe gatuajeni edhe për disa minuta të tjera. Trazojeni lehtë. Shtoni kremin dhe lëreni të vlojë. Hidheni lulelakrën në mikser dhe trazojeni derisa të bëhet pure. Shtoni vaj tartufi sipas dëshirës suaj. Më pas provojeni për kripë dhe piper. Skuqini bajamet në tiganin e krepave Delimano Ceramica pa u shtuar vaj derisa të marrin ngjyrë të hapur dhe më pas fërkojini me një rrobë që ti zhvishni nga lëkura. Pritini në copa të vogla. Më pas përzieni vajin e ullirit, qepët e njoma dhe kikirikët. Shtoni majdanozin dhe pak limon. Pastrojini troftat nga organet e brendshme dhe hiqni filetot nga secila anë së bashku me lëkurën. Me ndihmën e një kapëseje hiqni halat të cilat ndodhen përgjatë mesit të secilës prej filetove. Priteni troftën disa herë në anën e lëkurës pasi gjatë skuqjes ato deformohen. Marinojeni troftën me kripë dhe vaj ulliri. Më pas nxehni (derisa sensori i temperaturës të bëhet i kuq) tiganin Delimano Ceramica, shtoni një pikë vaj dhe skuqini filetot nga ana e lëkurës derisa të bëhen pothuajse të bardha. Kthejini nga ana tjetër dhe skuqini lehtë. Më pas hidhni salcën e bajameve mbi fileto dhe shërbejini me purenë e lulelakrës.

Author : Delimano