Nuk keni produkte në shportë

Provo

Patate, qingj & stika

Ora e pregatitjes:

Deri në 45 minuta

Koha totale:

Deri në 45 minuta

Përbërësit:
Pregatitja:

Zieni patatet e paqëruara në një tenxhere Delimano Ceramica me ujë të kripur derisa të zbuten por jo të copëtohen. Kullojini, qërojini dhe bluajini. Përziejini me kripë dhe me miell që të bëni brumin. Ndërkohë që patatet gatuhen, ju bëni mbushjen. Shkrini gjalpin me vaj ulliri nëtiganin Delimano Ceramica dhe gatuani qepën derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni erëzat dhe gatuajeni për 1 minutë. Më pas shtoni mishin e qengjit dhe gatuajeni duke e trazuar derisa mishi të marrë ngjyrë të errët. Shtoni stikat e pishës dhe koncentratin e domateve, 2 lugë gjelleme ujë, majdanozin, kripën dhe piperin. Për tartat, fërkoni pak miell në duart tuaja dhe ndajeni miellin në katër topa. Shtypini në formën e diskut, rreth 1 cm të trashë dhe hidhini sipër 2 lugë gjelle me lëngun që përgatitët më sipër. Më pas paloseni diskun duke mbajtur brenda mbushjen. Përsëriteni procedurën me brumin e mbetur. Nxehni tiganin Delimano Ceramica (sensori i temperaturës tek doreza do të bëhet i kuq) me një lugë gjelle vaj ulliri. Piqini tartat derisa të marrin ngjyrë tëartë nga të dyja anët. Thajini me letër kuzhine. Përzieni kosin me hudhër, kripë dhe piper. Shërbejini tartat me rukola dhe kos.

Author : Delimano