Nuk keni produkte në shportë

Provo

Mish viçi me gjalp & kaperi

Ora e pregatitjes : Deri në 45 minuta
Koha totale : Deri në 45 minuta
Përbërësit:
  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri (për tiganin Delimano® Ceramica) ose
  • 1 lugë gjelle me vaj ulliri (për Gatuesin e Thatë Delimano® Ceramica Dry Cooker™)
  • 3 lugë gjelle me miell
  • 500 g fileto viçi të prerë hollë
  • 20 g gjalp
  • 1 1/2 lugë uthull vere të bardhë
  • 1 1/2 lugë me kaperi të thata
  • 2 lugë gjelle majdanoz i freskët i prerë.
Pregatitja:

Nxehni tiganin Delimano® Ceramica ose gatuesin e thatë Delimano® Ceramica derisa sensori të bëhet i kuq dhe shtoni 2 ose 1 lugë gjelle me vaj ulliri. Ndërkohë trazoni miellin, nje lugë çaji me kripë, gjysëm luge çaji me piper të freskët dhe më pas shtoni mishin. Gatuajeni mishin në dy seanca, duke e kthyer një herë sapo të marri ngjyrë të verdhë, për 2-3 minuta. Hiqeni mishin dhe vendoseni në një pjatë. Hiqeni dhe vajin e mbetur në tigan, shtoni gjalp dhe nxeheni me zjarrë të ulët derisa gjalpi të lëshojë aromë dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtoni uthullën, kaperit dhe pakëz kripë dhe piper. Vendoseni sërish mishin në tigan që të ngrohet dhe spërkateni me majdanoz.

Author : Delimano