Nuk keni produkte në shportë

Provo

Lazanje me salmon te tymosur

Ora e pregatitjes : Deri në 45 minuta
Koha totale : Deri në 45 minuta
Përbërësit:

Kjo është një recete të cilën nëse dëshironi mund ta servirni për festa, pasi është e shijshme dhe e veçantë.

  • 300gr salmon i tymosur
  • lazanja të fresketa pete
  • 200gr miell
  • 2 liter qumësht
  • 200 gr djathë grana
  • 200 gr gjalpë
  • kripë
  • arrë moskat
Pregatitja:

Pastrojmë dhe përziejmë kungulleshkat.

Përgatitim në këtë menyrë beshamelen: Përziejme qumështin me miellin pa lëne kokrriza, më pas shtojmë gjalpin, kripë sa duhet dhe i lëme të zjejnë derisa të bjeri në valë. Aromantizojme me pak arrë moskat.

Në një tavë hedhim një shtresë të mirë beshamele, rreth 1cm, shtrojmë lazanjat dhe mbi to pak salmon dhe disa kungulleshka të prera në rrathë, mbulojmë me beshamele një shtresë rreth 1cm dhe vazhdojme kështu derisa të na mbarojnë përbërësit për receten. Mbi petën e fundit do të hidhet vetëm beshamele. Futim në furrën e ngrohur më parë dhe e lëme derisa të marri një ngjyrë të kuqerremtë sipër.

Author :