Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kungulleshka te mbushura

Ora e pregatitjes:

Deri në 45 minuta

Koha totale:

Deri në 45 minuta

Përbërësit:
  • 3 kunguj të njomë
  • 1 qepë të vogël
  • 1 vezë
  • 3 feta bukë
  • 200 g gjizë
  • 20 g djathë parmixhano
  • borzilok
  • vaj ulliri
  • bukë crumbs
Pregatitja:

Lani kungujt e njomë dhe vërini të zjejnë në ujë të kripur për 10 minuta ,pastaj futini në ujë të ftohtë për të ndaluar gatimin e tyre. Prisni kungujt e njomë per së gjati në 2 gjysma horizontalisht. Duke përdorur një lugë , heqim pjesen e brendshme të tulit të kungujve dhe e vendosim mënjanë. Ndërkohë marrim një tigan ,hedhim pak vaj ulliri dhe skuqim 1 qepë ne zjarr te avashtë, Pastaj shtoni pjesën e brendshme të tulit të kungulleshkave që keni mbajtur mënjanë. Lërini të gatuhen për 5 minuta duke shtuar pak ujë të nxehtë . Në një blender vëmë pancarre’ . Gjithashtu shtoni salcë e e bërë me tulin e kungulleshkave dhe përziejini të gjitha. Pastaj shtoni gjizë, djathë parmixhano, erëza dhe në fund 1 vezë. Mernni kungujt e njomë dhe vendosini ne nje tave të lyer me yndyrë dhe me ndihmën e një lugë çaji mbushini brenda me masën e përgatitur ,shtojini sipër gjizë dhe pastaj spërkatni sipërfaqen me bukë të thekur. Futini në furrë në 180 gradë për 30 minuta, derisa kungujt marrin nje ngjyre të artë. Hiqini nga furrë dhe lërini të ftohtë .

Author :