Nuk keni produkte në shportë

Provo

Brinjë qingji – Stil Grek

Ora e pregatitjes : Deri në 45 minuta
Koha totale : Deri në 45 minuta
Përbërësit:
  • 2 ½ lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpij hudhra, të grira
  • 1 lugë çaji rigon i tharë
  • ¼ lugë çaji spec të kuq të grirë
  • 1 kg mish qengji, 2 cm trashësi
  • 500 g spinaq i vogël
  • 125 ml kos me yndyrë
  • 1 tufe kopër, i grirë
  • ½ lugë gjelle lëng limoni jeshil
Pregatitja:

Nxehni tiganin Delimano Ceramica (sensori i temperaturës do të bëhet i kuq). Përzieni 1 ½ lugë gjelle vaji ulliri me hudhrën, rigonin, kanellën, specin e kuq, kripën dhe piperin. Lyejini brinjët me përzierjen dhe më pas vendosini në tigan për 3 minuta nga secila anë. Në tiganin Delimano Ceramica nxehni vetëm një pikë vaj (sensori i temperaturës do të bëhet i kuq) dhe më pas shtoni spinaqin duke e trazuar derisa spinaqi të thahet dhe lëngu që ka dalë prej tij të ketë avulluar. Marinojeni me kripë, kullojeni mirë dhe shtojini kosin, koprën dhe lëngun e limonit. Më pas vendoseni gjithçka përsëri në tigan dhe ngroheni ngadalë duke u kujdesur që të mos ziejë.

Author : Delimano