Nuk keni produkte në shportë

Provo

Akullore Panforte

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 325ml krem qumështi
  • 15gr agrume të ëmbëlsuara (të prera shumë hollë)
  • 25ml mjalt
  • 2 të verdha veze
  • 30gr bajame
  • ½ shkop kanellë
  • 1/8 lugë gjelle arrë e bluar
  • 60gr sheqer
Pregatitja:

1. Bluani bajamet dhe kanellën (ose mund të blini bajame të bluara) dhe shtypini mirë. 2. Shtoni sheqerin, bajamet dhe kanellën në një tenxhere të vogël. 3. Shtoni gjysmën e kremit dhe ngrohni përzierjen. 4. Hiqeni nga soba dhe lëreni në temperaturë ambjenti për 30 minuta.

5. Në një tas të veçantë përzieni të verdhat e vezëve. 6. Ngrohni përzjerjen dhe dalëngadalë shtoni të verdhën e vezeve dhe përziejni në mënyrë konstante. 7. Përziejni në mënyrë konstante në temperature mesatare, derisa të arrijë 77-790C 8. Shtoni pjesën tjetër të kremit dhe miksojeni sërisht.

9. Përziejeni mirë dhe me pas lëreni të ftohet në frigorifer për 2-3 orë. 10. Ngrohni mjaltin dhe shtojeni sipër masës së pregatitur. 11.Pasi është ftohur, hidheni përzierjen në tasin ngrirës. Kur ta keni hedhur përzierjen në tas, gjithmonë lini 2.5 cm largësi nga maja sepse volumi i përzierjes rritet gjatë ngrirjes. Tani ju mund të shtypni butonin ON/OFF që ta ndizni. Kujdes: Makina duhet të jetë e fikur para se të shtoni përbërësit për akullore apo sorbeto për të parandaluar ngrirjen e menjëhershme me tasin e brendshme Lëreni masën të pregatitet derisa të arrijë dëndësinë e dëshiruar. Kjo mund të zgjasë 30 minuta por edhe më pak. 12.Fikeni makinerinë, zhvendoseni njësinë e energjisë dhe kapakun. Akullorja është gati për tu konsumuar. Kremi i akullores duhet të jetë i butë që të keni mundësinë ta transferoni në një enë të veçantë për ta ruajtur në frigorifer nëse doni ta ngurtësoni përpara se ta shërbeni.

Author : Delimano