Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pse të gjithë po synojne për enë që mund të përdoren në soba me induksion?

Nëse jeni duke menduar për të investuar për një sobë me induksion, nuk jeni të vetmit. Sobat me induksion janë përdorur shumë në restorante por tani shumë shpejt po gjejnë vënd në çdo kuzhinë edhe në shtëpi. Çështë e gjithë kjo mani për të shkuar drejt induksionit, a duhet ti trembemi kësaj?

Më e shpejtë dhe më efiçente se sobat tradiocionale

Një ndër avantazhet e gatimit në sobat me induksion është shpejtësia mbresëlënëse dhe kursimi i energjisë. Sobat me induksion janë më të shpejta se sobat tradicionale me korend madje edhe ato me gaz! Për më tepër - janë dizenjuar për të ngrohur direkt, kështu sipërfaqja ku do te gatuani do të ngrohet sapo të jetë në kontakt me tiganin dhe do të zvogëlohen shancet për tu djegur ushqimet.

Avantazhet:

  • Ngrohet & ftohet shpejt

  • Shkurton kohën e gatimit

  • Efiçensë e lartë energjie

  • Ulë rrezikun e djegies

Produkte që përdoren në induksion:

Më duhet të blej një set të ri tiganësh & tenxheresh?

Ju nuk do t'ju duhet të blini një set të ri me tigan & tenxhere... por duhet të kontrolloni nëse enët tuaja janë të përshtatshme për tu përdorur në sobat me induksion. Sobat me induksion punojnë në një mënyrë tjetër ndryshe nga sobat e zakonshme. Në vënd të energjisë apo gazit për të shpërndare nxehtësi, sobat me induksion kanë një tel të mbështjellë poshtë qarkut magnetik që aktivizon fushën magnetike. Kjo fushë magnetike shpërndan nxehtësinë në momentin që bie në kontkati me një tjetër magnet. Për të vënë në punë qarkun magnetik (dhe për të gatuar ushqimin), tiganët apo tenxheret tuaja duhet të jenë:

  • Hekur
  • Çelik ose celik & hekur
  • Qeramike ose enamel

A është i shëndëtshëm përdorimi i sobës me induksion?

Njerëzit shpesh herë janë të paqartë pasi sobat me induksion funksionojne në bazë të valëve magnetike, dhe a janë këto të dëmshme për shëndetin. Shumë studime janë bërë rreth kësaj teme dhe nuk ka pasur fakte negative. Për të qëndruar në anën e sigurisë, ju duhet të keni parasysh :

  • Shmangni përdorimin e tenxhereve të vogla 5-10cm për një kohë të gjatë, koha e gatimit në këto tenxhere është vetëm pak minuta, pasi ajo ngrohet shumë shpejt
  • Përdorni tiganë dhe tenxhere që të jenë sa madhesia e plitkës

A është i shëndëtshëm përdorimi i sobës me induksion?

Njerëzit shpesh herë janë të paqartë pasi sobat me induksion funksionojne në bazë të valëve magnetike, dhe a janë këto të dëmshme për shëndetin. Shumë studime janë bërë rreth kësaj teme dhe nuk ka pasur fakte negative. Për të qëndruar në anën e sigurisë, ju duhet të keni parasysh: Shmangni përdorimin e tenxhereve të vogla 5-10cm për një kohë të gjatë, koha e gatimit në këto tenxhere është vetëm pak minuta, pasi ajo ngrohet shumë shpejt dhe përdorni tiganë dhe tenxhere që të jenë sa madhësia e plitkës.